Ndryshimet klimatike, bota përballë një rreziku të pakthyeshëm

Raportet kryesore të OKB-së të publikuara në dy ditët e fundit paralajmërojnë për marrjen e masave urgjente, ndërsa firmat e naftës raportojnë për fitime marramëndëse, sipas The Guardian.

“The Guardian” sjell një pasqyrim të situatës ndërsa thekson se ekspertët e klimës kanë rënë dakord se çdo veprim që kufizon ngrohjen globale redukton vuajtjet e njerëzve nga ndikimet klimatike.

Kriza klimatike ka arritur në një “pikë vërtet të zymtë”, sipas një prej shkencëtarëve kryesorë të klimës në botë, pasi një sërë raportesh nxorrën në pah se planeti është shumë pranë një katastrofe.

Është  i nevojshëm një veprim i menjëherëshëm nga të gjitha kombet e botës që nga Lufta e Dytë Botërore, tha Prof Johan Rockström, por tensionet gjeopolitike janë në nivele të larta.

Emetimet duhet të përgjysmohen, të paktën deri në vitin 2030 për të përmbushur objektivin e rënë dakord ndërkombëtarisht prej 1.5 gradë celcius. Të enjten, Shell dhe TotalEnergies dyfishuan fitimet e tyre tremujore në rreth 10 miliardë dollarë.

Gjigantët e naftës dhe gazit kanë shënuar fitime kolosale, pasi kërkesa është rritur pas Covid-it dhe pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Sektori pritet të grumbullojë 4 trilion dollarë në vitin 2022, duke forcuar thirrjet për rritjen e taksave për të trajtuar krizën e kostos së jetesës dhe për të financuar tranzicionin e kalimit në energji të gjelbër, raporton abcnews.al.

Hulumtimi nga Rockström, i botuar në shtator, zbuloi se pesë pika kryesore të ndryshimeve klimatike për shkak të ngrohejes globale.

“Për më tepër, bota është për fat të keq në një gjendje gjeopolitikisht të paqëndrueshme,” tha Rockström.

Vërejtjet e tij erdhën pasi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të mërkurën se veprimet e marra për krizën klimatike po dështonin.

“Ne po shkojmë drejt një katastrofe globale dhe drejt rritjes së niveleve të ngrohjes globale që po shkatërrojnë ekonominë. Thatësirat, përmbytjet, stuhitë dhe zjarret po shkatërrojnë jetesën në të gjithë globin dhe po përkeqësohen nga dita në ditë,” shtoi ai.

Sipas raporteve të publikuara gjatë ditëve të fundit, shëndeti i njerëzve në botë është në mëshirën e një varësi globale ndaj karburanteve fosile, me rritjen e vdekjeve nga nxehtësia, urinë dhe sëmundjet infektive ndërsa kriza klimatike intensifikohet.

Çmimet e larta të gazit dhe naftës sollën fitime të mëdha për Shell dhe TotalEnergies të mërkurën, të cilat fituan përkatësisht 9.5 miliardë dollarë dhe 9.9 miliardë dollarë.

Shell tha se nuk do të paguante asnjë taksë të vendosur nga Britania e Madhe këtë vit pasi fitimet po kompensoheshin me investimet në fushat e Detit të Veriut.

Industria e karburanteve fosile në tërësi grumbulloi 4 trilion dollarë në vitin 2022, sipas një raporti tjetër të ri nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA). Sipas një raporti të IEA, të  ardhurat neto për prodhuesit botërorë të naftës dhe gazit do të dyfishohen në vitin 2022 në 4 trilionë dollarë, raporton abcnews.al.

Sektori i naftës dhe gazit ka fituar mesatarisht 1 trilion dollarë në vit fitime, diçka e rrallë gjatë 50 viteve të fundit. IEA tha se investimet për energjinë e pastër do të duhet të jenë të paktën 4 trilion dollarë në vit deri në vitin 2030.

“Pavarësisht faktit se situata është dëshpëruese dhe shumë sfiduese, unë do t’i këshilloja të gjithë që të veprojnë.

Sa më thellë të biem në humnerën e errët të rrezikut, aq më shumë duhet të bëjmë përpjekje për të dalë nga ajo humnerë.

Ne duhet të bëjmë atë që është e nevojshme,” tha Röckstrom.

/abcnews.al

 

 

Lexo me shume