Ndryshon ligji i privatizimit! Prona shtetërore mund të këmbehet me pasuri private, opozita: Hoqët përgjegjësitë_66439f65733c5.jpeg

Ndryshon ligji i privatizimit! Prona shtetërore mund të këmbehet me pasuri private, opozita: Hoqët përgjegjësitë

Komisioni i ekonomisë ka miratuar mes debatesh një ndryshim mbi ligjin e privatizimit të objekteve të rëndësisë së veçantë që datonte nga viti 2008.

Në ndryshimet e këtij ligji përcaktohet se privatizimi mund të bëhet në forma të ndryshme nëpërmjet shitjes me ankand ose tjetërsimit. Gjithashtu thuhet se prona shtetërore mund të shkëmbehet edhe me pasuri private. Kjo kompetencë me ligjin e ri do t’i kalojë Ministrisë së Ekonomisë nga Financat.
Më tej një tjetër nen i ligjit përcakton edhe shembjen e objekteve shtetërore në funksion të zhvillimit. Nëse është dhënë leja e ndërtimit në një zonë ku preken edhe objekte shtetërore, subjektit privat i jepet e drejta t’i prishë ato.

Kjo nismë e deputetit Eduard Shalsi u miratua në komision me votat e socialistëve, ndërsa opozita kritikoi duke thënë se qeveria po i heq përgjegjësitë nga vetja nga frika e institucioneve të drejtësisë për t’ia kaluar “topin” parlamentit.
Pasi të kalojë komisionet përkatëse për dhënie mendimi, projektligji pritet të votohet në seancë plenare me shumicë të thjeshtë.

Top Channel

Burimi