Në Bernabeu luhet “El Classico” e Benzema e Lewandowski: Real Madrid e Barcelona sfidohen për kreun

Nuk është më Lionel Messi që në Santiago Bernabeu e kishin aq frikë në El Classico. Nuk është më as Cristiano Ronaldo, që për një dekadë kishte motivuar Blancos. Kjo është një Real Madrid-Barcelona tjetër. Është ajo e Benzema e Lewandowskit, por absolutisht po aq sharmante. Dy gjigantët spanjollë vijnë në kushte krejtësisht të barabarta, me një vend të parë në lojë. Pa harruar efektin moral që ka gjithnjë në të tilla raste El Classico.

Ajo nuk është më jetime,. Të dy janë veteranë tashmë, por duket se po përjetojnë një rini të pashtershme falë punës së tyre kolosale. Pas muajsh pritje, pasdite (16:15) dy klubet e mëdha do të jenë për herë të parë përballë njëri-tjetrit këtë sezon. Të dy janë kapur fort pas lojtarëve që mosha i kalon por forca e efikasiteti jo. Që në momentin kur Robert Lewandowski nënshkroi për katalanasit pak muaj më parë, polaku ka nisur të bëjë detyrën e zakonshme: të shënojë.

“Kjo është një Madrid-Barça dhe jo një ndeshje Lewandowski-Benzema. Ka shumë gjasa që ‘Topin e Artë’ ta fitojë Benzema… në të kundërt le ta anulojnë përgjithnjë”, tha polaku duke folur për “El Classico” dhe për rivalin e tij francez. Sepse do të jetë vërtetë një Real-Barca, por do të jetë edhe një përballje mes tij dhe Benzema. Të dy kanë treguar se janë lider të paepur të skuadrave të tyre dhe në këtë ndeshje shumë varet pikërisht nga ata.

LEWANDOWSKI

Fitoi në verë “Klasiken miqësore” në Las Vegas, por tani luhet për pikë e për titullin kampion. Polaku ka qenë një garanci për Barçën në këtë fillim sezoni. Përjashto takimet në Mynih dhe në Milano, të dyja në Champions, 14 golat në 12 takime tregojnë për rëndësinë e Leëandoëskit në vijën e parë të sulmit katalanas. Të dielën ai do të përballet për herë të nëntë ndaj Realit, me një bilanc prej 3 fitoresh, po kaq humbjesh dhe 2 barazime. Nga 8 precedentët, 5 kanë qenë në kohën e Dortmund, ku arriti t’i shënonte një “poker” merengues në sezonin 2012-2013.

BENZEMA

Benzema është në majën e karrierës së tij dhe në moshën 34 vjecare po bëhet gati të arrijë trofeun më të rëndësishëm individual. Francezi në fakt është kandidati që nesër në Paris të marrë Topin e Artë. Sezoni i kaluar ishte më i miri në karrierën e tij, veçanërisht për impaktin në Championes. Benzema është praktikisht një ‘klasik’ i ‘klasikëve’. Ai ka luajtur 41 “El Classico” me një bilanc prej 13 fitoresh, 10 barazimesh dhe 18 humbje. Francezi ka shënuar 11 herë kundër Barcelonës dhe pasdite do të kërkojë të përmirësohet akoma.

Lexo me shume