Në burg për inceneratorët, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e ish-ministrit Koka_6643918294148.jpeg

Në burg për inceneratorët, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e ish-ministrit Koka

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili përmes një kërkese drejtuar kësaj gjykate kërkonte shfuqizimin si antikushgtetues të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar këtë të martë kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, me objekt shfuqizimin si antikushgtetues të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë që kanë të bëjnë mbi procedurat e seancës gjyqësore që cilësuan të ligjshëm arrestimin e tij për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.
Koka aktualisht është në burg duke vuajtur dënimin pasi me vendim të GJKKO-së është shpallur fajtor për aferën e inceneratorëve.
Lefter Koka kërkonte nga Kushtetuesja shfuqizimin e vendimit të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Apeli i GJKKO më 5 janar 2023. Sipas ish-ministrit, vendimi  është i papajtueshëm me Kushtetutën.
Po ashtu ai kërkoi edhe shfuqizimin e vendimit të marrë dhe dërgimin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, por kushtetuesja ia rrëzoi të dyja kërkesat.
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 6.8 vite burg nën akuzat për korrupsion e pastrim parash, vendim i marrë shtatorin e vitit të shkuar.
 
 

Burimi