“Në gjendje të rënduar shëndetësore, e padrejtë të mbahet në paraburgim!”, kërcënon avokati i Lefter Kokës: Do të dëgjoni fakte dhe të vërteta që…

Avokati i Lefter Kokës në një deklaratë për mediat:

“Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë Koka për zëvendësim e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rëndura shëndetësore. Gjykata vendosi ta rrëzojë. Gjendja e Kokës nuk mund të vazhdojë ë mbahet në paraburgim, por gjykata vendosi ta rrëzojë dhe mesa duket vendosur të marrë rolin e mjekëve. Seanca e ardhshme është në datë 7 nënor. Ne si ekip ligjor do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në  themel,  nuk mund të vazhdojë të jetë i vetmi person në burg. Sot duhet të ishte i lirë. Procesi që do të zhvillohet tani do të jetë i hapur. Do të dëgjoni më shumë përveç akuzave politike. Është vërtet i sëmurë por është ende gjatë. Do të dëgjoni fakte dhe të vërteta që nuk i keni dëgjuar deri tani”, tha ai.

/vijon…

Lexo me shume