Në kërkim për aktivitetet në Kinë, arrestohet në Australi ish-piloti ushtarak amerikan

Një ish-pilot ushtarak amerikan dhe instruktor fluturimi, i cili ka punuar në Kinë, është arrestuar në Australi dhe do të  ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia Federale Australiane arrestoi Daniel Edmund Duggan 54 vjeç në Orange të New South Wales të premten.
Në të njëjtën ditë, ai u paraqit në gjykatë, ku iu refuzua lirimi me kusht dhe u dërgua në burgun Bathurst.

Policia ka vepruar sipas urdhrit të arrestit amerikan, sipas CNN. Një burim i Forcave Ajrore tha se FBI po kërkon Duggan, një ish-shtetas amerikan, për shkak të aktiviteteve të tij në Kinë.
Duggan u zhvendos në Australi pasi shërbeu në ushtrinë amerikane për një dekadë. Atje ai themeloi kompaninë Top Gun Tasmania në të cilën ai punësoi ish-pilotë ushtarakë amerikanë dhe britanikë për t’u dhënë turistëve  udhëtim me avionë ushtarakë.
Ai u transferua në Pekin në vitin 2014 dhe menjëherë pas kësaj e shiti kompaninë. Profili i tij në LinkedIn thotë se ai ka punuar në Qingdao të Kinës nga viti 2017 si drejtor i përgjithshëm i AVIBIZ Limited, “një firmë konsulence aviacioni me fokus në industrinë e aviacionit në rritje të shpejtë dhe dinamike të Kinës”.
Sipas traktatit të ekstradimit të Australisë me Shtetet e Bashkuara, qeveria amerikane ka 60 ditë kohë të bëjë një kërkesë ekstradimi. Traktati gjithashtu lejon ekstradimin e qytetarëve australianë.

Top ChannelLexo me shume