Në kërkim të sigurisë/ Më shumë se 70,000 njerëz janë larguar nga rajoni Kherson brenda një jave

Më shumë se 70,000 njerëz janë larguar nga rajoni Kherson gjatë javës së kaluar.

Guvernatori i emëruar nga Rusia i rajonit Vladimir Saldo, sipas agjencisë së lajmeve TASS, raportoi statistikat e largimeve të ukrainasve nga shtëpitë e tyre.
Saldo tha se banorët ishin larguar nga zona në mes të kundërofensive të Ukrainës.

“Është mjaft e vështirë të mblidhen statistika këtu, ato do të jenë të sakta vetëm aty ku mbahen të dhënat. Njerëzit kontaktojnë një qendër telefonike dhe shprehin dëshirën për të kaluar në bregun e majtë. Megjithatë, Kherson është një qytet mbi ujë dhe njerëzit këtu kanë varkat e tyre. Megjithatë, jam i sigurt se mbi 70,000 njerëz u zhvendosën javën e kaluar pasi ishte nisur një shërbim kalimi tragetesh”.

Top ChannelLexo me shume