“Në moshën e Mbappe, Messi kishte 2 Topa të Artë, ja çfarë u mungon Haaland dhe Mbappe për t’u bërë si Messi dhe CR7″

Kreu i France Football, Pascal FerrE, ka zbuluar se çfarë kanë nevojë Kylian Mbappe dhe Erling Haaland për të fituar Topin e Artë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mbeten fituesit më të suksesshëm në historinë e çmimit, me dy legjendat e futbollit që kanë fituar 12 trofe.

Erling Haaland dhe Kylian Mbappe quhen trashëgimtarët e argjentinasit dhe portugezit. Por, pavarësisht statistikave të shkëlqyera, të dy lojtarët ende nuk i janë afruar shpërblimit të dëshiruar.

“Flitet shumë për një rivalitet mes Mbappe dhe Haaland, por asnjëri prej tyre nuk e ka fituar ende Ligën e Kampionëve. Në moshën e Mbappe, Messi kishte tashmë dy Topa të Artë. Nëse brezi i ri dëshiron të përsërisë përballjen legjendare Messi-Ronaldo, atëherë ata duhet të fillojnë të fitojnë trofe seriozë. Cristiano dhe Leo nuk duhej të prisnin kaq gjatë”, tha Ferre në një intervistë për EFE.

Kujtojmë se ceremonia e radhës e Topit të Artë do të zhvillohet më 17 tetor, Karim Benzema konsiderohet favoriti kryesor. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume