Në një kanal me plagë plumbi, ky është 34-vjeçari që u gjet i pajetë në Krujë

Ky është 34-vjeçari Indrit Ndoj që u gjet sot i pajetë nga familjarët e tij në një kanal anës rrugës. Trupi i të riut u gjet rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë. Deri më tani është konstatuar se Ndoj ka një plagë plumbi në këmbë.

Familjarët e Indritit kishin dalë sot për të shkuar në punë dhe në rrugë kanë parë 34-vjeçarin të pajetë.

Ai dhe familja e tij nuk raportohet të kenë pasur konflikte me njeri. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës. I riu jetonte vetëm në një shtëpi në fshatin Hasan, ndërsa familja në një banesë në lagjen “Bakushe Visha”.

Indrit Ndoj është arrestuar vitin që shkoi pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Ai u kap në flagrancë nga policia duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së sotme, nëse kemi të bëjmë me vrasje apo ndonjë plagosje aksidentale që ka rezultuar fatale. /abcnews.al/

Lexo me shume