“Ne sot vdesim për një parkim”, mbytja e Alma Arrazit me tre fëmijët e saj, aktorja Ema Andrea: Të reflektojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten_6643d8cc26df5.jpeg

“Ne sot vdesim për një parkim”, mbytja e Alma Arrazit me tre fëmijët e saj, aktorja Ema Andrea: Të reflektojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten

Aktorja e njohur Ema Andra ka folur për rastin tragjik në Shkodër, ku Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj i dha fund jetës duke u mbytur në lumin Buna.
Ngjarja ende nuk është zbardhur, por Andrea u shpreh se duhet të reflektojmë që ngjarje të tilla të mos ndodhin.
“Ne sot vdesim për një parkim, bërtasim për një arsye banale sepse i marrim të drejtat tona absolute deri kur i kapërcejmë.
Në momentin kur të drejtat kapërcehen shoqëria duhet të fillojë të mendojë si të kapërcehen këto kufij duke qenë i qytetëruar. Edhe unë do të kisha dashur ta dija fajtorin sepse më sikletos kjo dhimbje.
Fëmija është ekstremi i ndëshkimit të një shoqërie. Kur kapërcehet e drejta faji është te ai që e ka kapërcyer. A duhet ne të reflektojmë që kjo të mos ndodhë.
Tre fëmijë dhe një nënë kanë një fund tragjik”, tha Andrea në Open në News 24.

Burimi