Në SPAK për inceneratorët/ Pse e akuzon opozita Ëngjëll Agaçin

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi qëndroi gati një orë në Prokurorinë Speciale të premten pasdite, ku u thirr si person që ka dijeni për aferën e inceneratorëve.

Prokurorët kanë arrestuar për këtë çështje ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin, Alqi Bllako.

I pari gjendet në spitalin e burgut, ndërsa i dyti në arrest shtëpie.

Opozita e ka akuzuar Agaçin se është implikuar në të njëjtën skemë korruptive si Koka dhe Bllako, por ai ka mohuar gjithçka në Komisionin parlamentar Hetimor për këtë çështje.

Historia e paligjshmërisë për inceneratorin e Elbasanit nis në vitin 2014, kur socialistët sapo morën pushtetin në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Lexo edhe: Investigimi/Dalin dokumentat, si u vu qeveria në shërbim të koncesionarit të inceneratorëve

Lexo edhe: Inceneratorët/ Denoncimi i Berishës: Mafiozi Agaçio mashtroi, aty nisi afera e tmerrshme e 450 milionë eurove

Ishte Ministri i Mjedisit, Lefter Koka që nisi procedurat për inceneratorin e Elbasanit përmes një kontrate prej 28 milion eurosh me Klodian Zoton.

Kontrata e paligjshme mes Lefter Kokës dhe Klodian Zotos

Një nga shkeljet që prokurorët e SPAK i gjetën Lefter Kokës është procedura e jashtëligjshme, përmes së cilës i dha Klodian Zotos inceneratorin e Elbasanit.

Ligji parashikon tre lloje procedurash për konçensionet: 1) e hapur, 2) e kufizuar, 3) me negocim me shpallje njoftimi.

Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka e dha konçensionin përmes një procedure të katërt, “me negocim, pa shpallje të njoftimit”. Diçka e tillë nuk parashikohet askund në ligj,

Por si i kaloi filtrat e institucioneve procedura e jashtëligjshme? E kujt është përgjegjësia që qeveria financoi miliona euro nga buxheti i shtetit një konçension të miratuar me procedurë të jashtëligjshme?

Edi Rama duke deshmuar ne komisionin hetimor per inceneratoret
Edi Rama duke deshmuar ne komisionin hetimor per inceneratoret

Justifikimi i Edi Ramës për financimin e kontratës së paligjshme

Nga gati 10 orë që Edi Rama dëshmoi në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët, opozita i veçoi një deklaratë që zgjat pak sekonda.

Belind Këlliçi sapo e kishte pyetur se pse i dhuroi një bonus kompanisë së Klodian Zotos me firmën e tij, megjithëse thoshte se nuk e njihte fare si person?

Rama justifikohet se dosjet që i vijnë në tryezë janë të shumta. Ngre krahët për të treguar dengun me dokumenta dhe thotë: “E di si vihen ato firmat e mia? Vijnë ato dosjet të gjitha tak, tak, tak kështu. Dhe unë firmos pam, pam, pam!” VIDEO KETU

Me këtë deklaratë, Rama shkarkoi çdo përgjegjësi për dokumentat që firmos. Sepse pas krahëve të tij qëndron një skuadër juristësh që garantojnë ligjshmërinë e dokumentacionit, që del nga Këshilli i Ministrave. Dhe në krye të kësaj skuadre, është Sekretari i Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi.

Deshmia e Engjell Agacit ne komisionin hetimor per inceneratoret

Justifikimi i Ëngjëll Agaçit për financimin e kontratës së paligjshme

Gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, vetë Ëngjëll Agaçi u distancua nga kontrata e paligjshme mes Lefter Kokës dhe Klodian Zotos.

Ai mbrohet me faktin se kontrata nuk u miratua nga Këshilli i Ministrave, pra jo nga Rama. Kontrata u miratua nga Ministria e Mjedisit, pra nga Lefter Koka.

Agaçi pranon se me Vendimin e datës 17 Dhjetor të vitit 2014, qeveria bëri vetëm “sigurimin e financimit”, pra vetëm sa dha paratë për konçensionin dhe këtë qeveria është e detyruar me ligj.

Kur dëgjonte nga deputetët shprehjen se “qeveria miratoi kontratën”, ai nxitonte t’i korrigjonte menjëherë duke thënë “Vendimi 907, i datës 17 Dhjetor 2014 nuk ka miratuar as procedurën, as kontratën, por ka miratuar sigurimin e financimit”.

Me pak fjalë, Agaçi lë të kuptohet se Rama nuk ka firmosur asnjë vendim të paligjshëm, megjithëse kontrata për të cilën ai bëri sigurimin e financimit ishte në shkelje të ligjit.

Qeveria e koalicionit PS-LSI
Qeveria e koalicionit PS-LSI

A ishte në dijeni Agaçi për paligjshmërinë e kontratës Koka-Zoto?

Për më shumë se 2 orë që u përgjigj në Komisionin Hetimor, Ëngjëll Agaçi nuk e mohoi në asnjë moment, se ai kishte qenë në dijeni të paligjshmërisë së kontratës mes Lefter Kokës dhe Klodian Zotos.

Në fakt, një shkresë e kreut të Agjensisë së Prokurimit Publik, Eduart Ahmeti e kishte vënë në dijeni për problemet ligjore të kontratës.

Shkresa e kreut te APP, Eduart Ahmeti qe informon per shkeljet e kontrates mes Kokes dhe Zotos
Shkresa e kreut te APP, Eduart Ahmeti qe informon per shkeljet e kontrates mes Kokes dhe Zotos

Në këtë shkresë, paralajmërohet qartësisht për problematikën e procedurës së dhënies së konçensionit, për të cilin u arrestua Lefter Koka 7 vjet më pas.

Para deputetëve që vazhdimisht i kujtuan Agaçit procedurën e paligjshme, ai përsëriti faktin se kontrata në fjalë nuk u miratua nga qeveria, por nga Ministria e Mjedisit.

Por dokumenti i APP tregon se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave lejoi me ndërgjegje financimin e kontratës së paligjshme.

Justifikimi i tij i vetëm ishte se “këshilli i ministrave e miratoi në unanimitet”.

Mbetet për t’u parë se sa larg do të shkojë SPAK me hetimet e çështjes. Pak ditë më parë, gjykata speciale nxorri bllof prokurorët, kur liroi nga burgu Alqi Bllakon, “një peshk” shumë herë më i vogël se Agaçi./Lapsi.al

Lexo me shume