Takimin e parë dy të mandatuarit e Partisë Demokratike për daljen në zgjedhjet lokale me një kandidat të përbashkët e nisën nga një prej lokaleve të kryeqytetit, duke shmangur selinë blu.
Ndonëse qëndruan kokë më kokë për afro 90 minuta, Kryetari i Këshillit KOMBËTAR Edi Paloka dhe deputeti Gazment Bardhi ishin të rezervuar për mediat nëse në tryezën e bisedimeve palët ia kishin dalë të afroheshin në qëndrimet e tyre.
“Ju thashë, kur të kemi diçka për ju, do t’ju njoftojmë”, tha Paloka.
Por a dështuan që në takimin e parë përpjekjet e dy negociatorëve për t’i bërë bashkë demokratët e rreshtuar në krahë të ndryshëm.
“Nuk ka dështuar takimi, është vullneti i përbashkët për të dalë me një kandidat. Të lutem kaq për sot”, u shpreh Paloka.
Pas këtij takimi Gazment Bardhi u drejtua në Kryesinë e Kuvendit, ku Enkelejd Alibeaj ka thirrur në orën 16:30 edhe mbledhjen e grupit, ndërsa Edi Paloka në selinë blu ku u takua me kreun e demokratëve Sali Berisha.
Tv Klan
br> br>Lexo me shume