Nëse bashkohet PD dhe Alibeaj vendos kushte? Meta: Nuk prishen balancat

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Opinion”, është pyetur se çfarë do të ndodhte nëse PD-ja bashkohet dhe Enkelejd Alibeaj do të kërkonte të vendoste emrat e tij për kandidatët për kryetar bashkie dhe në këshillat bashkiakë. Po ashtu Meta thekson se nuk ka kushte për PD, dhe se qëllimi i vetëm i tij dhe opozitës është rrëzimi i qeverisë.

“Nuk kemi asnjë kushte përveç përpjekjes për të maksimalizuar energjitë e popullit opozitar për të çrrënjorusr Rilindjen. Partia kryesore në opozitë është PD e dyta është PL, ne kemi dhënë një model parimor.

Marrin rastin e këshillit bashkiak të Tiranës dhe PL është faktor vendimtar në këshilli, kryetari i takon PL. Rruga e bashkëpunimit është e hapur për të gjithë. Balancat tona parimore nuk lëvizin”.

Lexo me shume