Nëse Berisha dhe Alibeaj secili më vete, me kë do bëni aleancë? Shehi: Me asnjërin, nëse PD del me dy gjela, po dalim dhe ne me nga një zog pule

Kreu i LZHK-së, Dashmir Shehi, i pyetur nga moderatori i “Log.” në Abc, Endri Xhafo se nëse grupimi i Berishës dhe ai i Alibeajt nuk arrijë konsensus me kë do të bënte aleancë, ai u përgjigj se do dalë më vete.

Shehi theksoi se ai nuk ka shefa politikë, por do të mbështeste çdo kandidat të opozitës që do të mbështetej nga të gjitha forcat politike.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Nëse grupimet në PD nuk gjejnë dakordësinë me kë do bëjë aleancë Shehi?

Shehi: Nuk bëj me asnjërin, nuk i njoh për shefa asnjërin apo as tjetrin. Nëse ata shkojnë bashkë shefi im opozitar për Tiranën është një nga ata keni nxjerrë në foto.

Xhafo: Negociatat me kë do i bëni?

Shehi: Me të gjithë.

Xhafo: Po nëse nuk gjendet konsensusi?

Shehi: Nuk ka logjikë nëse nuk ka zgjidhje. Nëse PD del me dy gjela, po dalim dhe ne me nga një zog pule.

Xhafo: A jeni xheloz për marrëdhënien që Berisha ka me Metën?

Shehi: Absolutisht fare.

/Taulant Halili/Abcnews.al/

Lexo me shume