Ka disa ëndrra që do t’ju ndihmojnë të kuptoni se jeta juaj së shpejti mund të ndryshojë për mirë dhe se bollëku financiar ose fitime të papritura do të vijnë.
1. Një pyll plot me kërpudha besohet se premton fitime të mundshme dhe bollëk – Nëse në ëndërr kërpudhat janë të pastra dhe mbledhja e tyre është kënaqësi, atëherë fati i pret ata që i ëndërrojnë, si dhe përparimi në karrierë. Në rast se po shihni sikur po mblidhni kërpudha në pyll, në realitet ia vlen të blini një biletë lotarie dhe të provoni fatin tuaj, është e mundur që të fitoni diçka.
2. Një stuhi në ëndërr tregon gjithashtu fitime të mundshme – Nëse goditjet e rrufesë janë qartë të dukshme në një ëndërr, atëherë projektet e mëdha ka të ngjarë të realizohen. Një erë e fortë paralajmëron se duhet të jeni të sinqertë. Dhe nëse gjethet fluturojnë në të njëjtën kohë, atëherë fitimi do të jetë shumë i mirë.
3. Një peshk në ëndërr premton para nëse ëndrra duket pozitive – Mund të jetë blerja e një peshku të madh apo ngrënia e peshkut të shijshëm. Sa më i madh të jetë peshku, aq më shumë para mund të ketë së shpejti në portofolin tuaj.
4. Një ëndërr në të cilën duken shumë yje mund të lajmërojë gjithashtu të ardhura të papritura – Yjet në një ëndërr përfaqësojnë fitim, një rritje rroge, fitime të papritura ose një mundësi për të investuar kursimet tuaja. /abcnews.al
br> br>Lexo me shume