Nesër protesta para Bashkisë së Tiranës, Lubonja: Opozita të gjejë akte që të thithë qytetarët

Nesër opozita do të mbajë nesër protestën e 7 përpara Bashkisë Tiranë, ku kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit ‘5D’. Duke marrë shkas nga ky tubim, analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se tubimet janë të  rëndësishme, për të nxitur edhe SPAK dhe që drejtësia të veprojë.
Mes të tjerash analisti nuk kurseu as kritikat për opozitën, për te cilën thotë se duhet të gjej akte proteste të tilla që të bëjnë më tepër efekt.
“Protesta është e rëndësishme, për të nxitur edhe SPAK që këta njerëz kërkojnë që drejtësia të veprojë. Edhe opozita ka probleme, sepse nuk thith dot qytetarë. Duhen gjetur akte që bëjnë efekte. Në Sajgon u rrëzua një regjim, sepse murgjet atje u dogjën në mes të vendit dhe amerikanët, që mbështetën një regjim, u tërhoqën”, tha Lubonja.

Burimi