Nesër protesta për dorëheqjen e Veliajt, ja si devijohet trafiku_66422e51b9b59.png

Nesër protesta për dorëheqjen e Veliajt, ja si devijohet trafiku

Ditën e nesërme është planifikuar të zhvillohet protesta e shtatë para bashkisë së Tiranës për dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe arrestimin e tij.
Për pasojë, njofton policia, trafiku i automjeteve në rrugën që kalon pranë bashkisë do të bllokohet.
“Në zbatim të planit të masave, ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”, njofton policia.

Burimi