Netanyahu: Nëse Hamasi çarmatoset lufta përfundon_664231a8e2aff.jpeg

Netanyahu: Nëse Hamasi çarmatoset lufta përfundon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka folur për mundësinë e dërgimit të udhëheqjes së Hamasit në mërgim, si pjesë e një marrëveshjeje të plotë pengjesh.Lufta mund të përfundojë nesër, nëse Hamasi lëshon armët, dorëzohet dhe kthen pengjet. Ideja e mërgimit ekziston, ne gjithmonë mund ta diskutojmë atë, por gjëja më e rëndësishme për mendimin tim është dorëzimi.
“Nëse ata çarmatosen, lufta do të përfundojë”, tha Netanyahu.
Pavarësisht presionit nga ndërmjetësit, nuk është caktuar një datë për rifillimin e kontakteve për një marrëveshje. Në Izrael, kabineti i luftës pritet të mblidhet pas pushimit të Ditës së Pavarësisë, ndoshta të mërkurën, për të diskutuar çështjen e pengjeve. Lajmi raportohet nga Neë York Times, duke thënë se udhëheqësi i Hamasit, Yayha Sinëar nuk është në Rafah, por ka mbetur në tunele në zonën e Khan Yunis.

Burimi