Netanyahu premton hakmarrje për sulmet e 7 Tetorit: Nuk do të ndalemi_66425fa3679af.jpeg

Netanyahu premton hakmarrje për sulmet e 7 Tetorit: Nuk do të ndalemi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk do të ndalen inkursionet e fundit të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës gjatë një ceremonie shtetërore për kujtimin e “viktimave të terrorizmit” më 7 Tetor.
“Ne nuk i harrojmë pengjet, as për një sekondë,” tha ai, duke premtuar se do t’i kthejë të gjithë të mbajtur në Gaza, të gjallë apo të vdekur, shkruan Al Jazeera.
Netanyahu ndër të tjera ka theksuar se goditja e enklavës së rrethuar do të vazhdojë, pasi sipas tij vrasësit dhe mbështetësit e tyre tani po vuajnë zemërimin e izraelitëve në të gjithë Rripin e Gazës.
“Ne nuk do të ndalemi derisa të sjellim rënien e regjimit terrorist të Hamasit. Ne do të marrim hak nga ata që kryen sulmin, deri në atë të fundit. Ne do t’u presim krahët që të mos mund t’i ngrenë më kundër Izraelit”, theksoi ai.

Burimi