Nga Brukseli, paralajmërim për tjetër “Banjskë”

Nga kryeqyteti i BE-së, Brukseli, presidentja Osmani përcolli alarmin për të tjera sulme si ai i Banjskës në fundshtator, nga ana e serbëve.
“Të gjitha informatat që ne i kemi është që Serbia po planifikon sulme të reja. Unë do të informoj sot të gjithë liderët europianë për informatat që institucionet tona të sigurisë që së bashku me partnerët i kanë mbledhur në këtë drejtim, sepse këto janë alarme të cilat të gjithë ne së bashku duhet t’i marrim shumë seriozisht dhe të veprojmë në parandalim, në mënyrë që Serbia të mos lejohet më ta destabilizojë rajonin.
Për fat të keq akoma Serbia udhëhiqet nga njerëz të cilët dëshirojnë ta kthejnë prapa rajonin tonë në vitet e nëntëdhjeta. Ne nuk duhet ta lejojmë një mentalitet dhe një logjikë e tillë të triumfojë, prandaj po punojmë me partnerët tanë në Bashkimin Europian”, tha Osmani në kuadër të një samiti në Bruksel.
Kujtojmë se këtë lloj paralajmërimi, presidentja e Kosovës e ka shndërruar në ritual të narrativës së saj politike në raport me ndërkombëtarët. /tesheshi.com/