Nga Lezha drejt fitores; logoja që bashkon rajonin, RYCO në ‘Abc e Pasdites’: E 2-ta nga 220 garues

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor – RYCO, në partneritet me Qeverinë Federale Gjermane, kanë konkluduar edhe konkursin për logon e Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor 2022. E ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, koordinatore e projekteve në RYCO Megi Ruka na prezantoi me iniciativën por dhe me organizatën në tërësi.

Të rinjtë nga Ballkani Perëndimor u ftuan të hartonin dhe konkuronin për logon më të mirë e cila do të prezantoj Samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit të Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet në Berlin (1-3 Nëntor 2022).

“RYCO, si një iniciator dhe e gjitha si një lëvizje, ka marrë këtë iniciatë, por jo vetëm këtë. Kemi alternative të ndryshme ku të rinjtë mund të na bashkohen dhe t’i japim pak ngjyra Ballkanit.” – shprehu Ruka.

Vendin e dytë e mori një shqiptare, Eli Gjoka, vajza e re nga Lezha e cila u shpërblye nga RYCO dhe shteti gjerman. Kjo e fundit shprehu se ishte një kënaqësi e madhe të bëhej pjesë e projektit, por mbi të gjitha të kishte një dritare të hapur ku mund të vendoste në ndërveprim aftësitë e saj dhe të testonte veten.

“Pasi kam analizuar shumë, çfarë dëshironin të përcillni, doja të krijoja diçka vizuale që të kuptohej me shikim të parë. Ka të gjitha ngjyrat e Ballkanit Perëndimor dhe krijon një lloj kufiri të padukshëm që tregon për bashkimin apo krijimin e një për të gjithë botën.” – shprehu Gjoka, e cila zotëron diplomën e arkitektes ndonëse prezantoi një projekt nën petkut e dizenjueses grafike.

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), një organizatë ndërqeveritare e krijuar nga 6 pjesëmarrësit e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, synon bashkëpunimin midis gjeneratës së re në rajon përmes programeve të shkëmbimit (exchange), dhe jo vetëm.

Programet e RYCO-s fokusohen në krijimin e mundësive për të rinjtë që të përfshihen në aktivitete në fushat qytetare, sociale, arsimore, kulturore dhe sportive.
Ne punojmë në përditshmërinë tonë me të rinjtë. Kemi një thirrje të brendshme që themi, çdo gjë që vjen në RYCO bëhet nga të rinjtë për të rinjtë.” /abcnews.al

Lexo me shume