Nga më të dalluarit kundër Tottenham, futbollisti “zbulon” sekretin: Nuk flej prej 2 ditësh!

Newcastle mori një fitore të madhe në shtëpinë e Tottenham me rezultatin 1-2. Të besuarit e trajnerit Eddie Howe u shndërruan në të parën skuadër që mposht Spurs-at në fushën e tyre këtë sezon, ndrësa një nga më të mirë të fushë për Newcastle, ishte edhe mesfushori Bruno Guimaraes. I palodhur dhe shumë i fortë në duelet me kundërshtarët, braziliani tashmë është shndërruar në një pikë kyçe të ekipit. Mirëpo, së fundmi, Guimaraes zbulon se performancat e mrekullueshme, mund t’i bëjë edhe kur kalon dy netë pa gjumë, arsyeja nuk është një festë apo neglizhencë nga ana e futbollistit, por ardhja në jetë e djalit, Matteo.

“Kanë qenë ditë të mrekullueshme për mua, ishte një ndjesi unike fakti që për herë të parë u bëra baba. Kam dy ditë që nuk flej gjumë. Mund edhe të qëndroja në shtëpi për ndeshjen ndaj Tottenham, por unë i dua shumë shokët e skuadrës dhe doja të luftoja me ta. Këta djem më bënë krenar, më duket sikur gjithçka dëshiroj po më realizohet. Nuk kam fjalë ta përshkruaj, kjo ishte një fitore për Matteon”, u shpreh Guimaraes.

Newcastle United’s Bruno Guimaraes (left) and Tottenham Hotspur’s Yves Bissouma battle for the ball during the Premier League match at The Tottenham Hotspur Stadium, London. Picture date: Sunday October 23, 2022. (Photo by Adam Davy/PA Images via Getty Images)

Këtë sezon, mesfushori është aktivizuar në nëntë ndeshje për Newcastle duke regjistruar edhe dy gola e dy asistë, ndërsa po jep një kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin që aktualisht gëzon një formë shumë të mirë ndërsa është ngjitur në kuotën e 21 pikëve, në vend të katërt.

Lexo me shume