Nga një shuplakë amerikane për Berishën dhe Ramën

SHBA refuzon të komentojnë deklaratat dhe akuzat e forta që Berisha ka bërë këto javë për SPAK, duke qenë se ai është “nën grata”. Tha kështu i ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, David Wisner, në një intervistë për Panorama-n.
“Nuk do t’i përgjigjem dikujt që është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor. Shtetet e Bashkuara janë krenare të mbështesin punën e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë dhe do të vazhdojmë të mbështesim kërkesat e popullit shqiptar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, arsyetoi ai.
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e aleatët tanë do të vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, përfshi mbështetjen tonë për SPAK-un”, duke theksuar më tej: “Kur njerëzit që kryejnë korrupsion si dhe figurat e krimit të organizuar hetohen, ngrihet padi kundër tyre, arrestohen e dënohen, këto tregojnë se ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit. Po ashtu, u dërgohet një mesazh edhe aktorëve të tjerë të korruptuar”
Nga ana tjetër, zyrtari amerikan pati një “shuplakë” dhe për qeverinë kur tha se “korrupsioni dhe krimi i organizuar pengojnë zhvillimin ekonomik, trembin investimet e huaja, minojnë demokracinë dhe largojnë njerëz të rinj, ambiciozë në vendet e tjera për mundësi”. /tesheshi.com/