Ngjarja në Vlorë/ I plagosuri është nip në Llakatund, përplasja ndodhi në një lokal (Pamjet)

Detaje të reja anë dalë nga plagosja me armë zjarri në fshatin Llakatund të Vlorës.

 

Bëhet me dije se i plagosuri 19-vjeç banues në Fier është nip në fshatin Llakatund.

 

Përplasja ndodhi në një lokal ndërsa autori ka marrë armën nga banesa e tij pranë vendit të ngjarjes, dhe ka qëlluar me plumb në këmbë të riun.

 

Pas të shtënave , autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Lexo me shume