Nis nata finale e Eurovision, Unioni Evropian i Transmetuesve mban takime krizash me disa vende

Mbrëmjen e sotme është nata finale e Eurovision 2024, e cila po mbahet në Malmo Arena në Suedi. Atmosfera në arenë është elektrizuese, teksa 25 shtete janë gati të ngjiten në skenë për të sjellë para spektatorëve dhe teleshikuesve performancat e tyre të gatishme për këtë natë të madhe.
Përjashtimi i Holandës nga konkursi ka sjellë një ndryshim të papritur në listën finale të pjesëmarrësve, pasi artisti përfaqësues i tyre shkeli rregullat e EBU-së vetëm pak orë para fillimit të finales. Skandali ka lënë vetëm 25 shtete në garë, që do të paraqesin numrat e tyre artistik në këtë mbrëmje të shumëpritur.
Raportet tregojnë se Unioni Evropian i Transmetuesve ka qenë në një sërë “takimesh krize” me disa vende pjesëmarrëse në 24 orët e fundit. SVT, transmetuesi suedez, ka raportuar se EBU aktualisht po mban një takim me delegacionin holandez lidhur me reagimin e tyre të fortë ndaj skualifikimit të Joost Klein më herët sot.
Bambie Thug ka thënë se ata dhe delegacioni irlandez janë në bisedime të mëtejshme me EBU-në. Gjatë provës, Bambie Thug, Marina Satti dhe Nemo nuk u shfaqën gjatë parakalimit të flamurit.

Burimi