Nis rënia e temperaturave, parashikimi i motit për ditën e Martë

Duke nisur nga dita e nesërme do të kemi një ulje të lehtë të temperaturave të cilat do të vijojnë përgjatë gjithë javës.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, në fundjavë pritet të kemi temperatura tipike të vjeshtës ku në zonat malore temperaturat minimale pritet të arrijnë në 5 gradë celcius ndërsa ato maksimale në 25 gradë celcius.

Ndërkohë gjatë gjithë javës parashikohet mot i qendrueshëm, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme në zonat malore.

“Do të kemi intervale të gjatë me diell. Duke nisur nga dita e martë deri në fundjavë, do të kemi ulje temperaturash. Fundjava do të sjellë temperatura tipike të vjeshtës ku minimalet do të jenë 5 gardë dhe maksimalet 25 gradë celcius”, u shpreh sinoptikania Porja.

/Abcnews.al/

Lexo me shume