Nis sot ‘Eurovision 2024’, renditje optimiste e Besa Kokëdhimës në sondazh_663a4aac6f66e.png

Nis sot ‘Eurovision 2024’, renditje optimiste e Besa Kokëdhimës në sondazh

Mbrëmjen e sotme çel siparin “Eurovision 2024” i cili këtë viti do të mbahet në Malmo të Suedisë, me dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 11 maj.Besa Kokëdhima që përfaqëson vendin tonë me këngën “Titan” do të performojë natën e dytë dhe do të jetë e 6-ta në radhë.Përsa i përket votimit, nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut. Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, tani është votimi rest of the world (pjesa tjetër e botës) ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës.Organizatorët zyrtarë të eventit kanë realizuar edhe një sondazh, për renditjen e të gjithë pjesëmarrësve të këtij edicioni.Sondazhi është realizuar me votat e fansave dhe votat e gazetarëve, si dhe rezultati është nxjerrë përmes kombinimit të votave.Kështu, Shqipëria, e përfaqësuar nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” renditet në vend të 10-të.360grade.al

Burimi