Nisja me gomone drejt Anglisë, Harlicaj: Filmuam 47 persona, ndërkohë që kapaciteti ishte 25

Peripecitë e emigrantëve shqiptarë për tu nisur drejt Anglisë nga porti i Kalesë, të cilat u transmetuan mbrëmë në emisionin ‘Piranjat’, u përshkruan nga gazetari i pranishëm në kamp si dramatike.

I pranishëm në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, gazetari i Piranjave Eraldo Harlicaj u shpreh që edhe është ndaluar nga policia vendase për 24 orë.

Harlicaj:
‘Shkuam në plazh, për të parë situatën atje, më pas shkuam në mbrëmje, në atë moment ku kapej në atë zonë, shkuam në komisariatin e Kalesë, na pyetën për gjthshka, iu treguam të gjitha pajisjet që kishim me vete, ndërhyri ambasada shqiptare në Francë, dhe më pas na lanë të lirë’.

Sipas tij sekserët shqiptarë bënin gjithshka të thjeshtë për emigrantët shqiptarë, që do të ishin vetëm 25 persona në gomone, do të shkoni në kohë etj. Por në fakt ne filmuan 47 persona, rreth 50 persona, ndërkohë që kapaciteti është për 25 persona.

Ka pasur raste që gomonia është përmbytur. Ishte realisht shumë e rrezikshme, sidomos kur marrin pjesën e rrezikut edhe fëmijët. Ndërkohë që në breg kishte dhe vajza apo qytetare franceze që po bënin not, sikur nuk ndodhte asgjë.

Emigrantëve shqiptarë iu lejoheshin shumë pak gjëra me vete në gomone, dhe të gjitha cantat apo valixhet merreshin më pas nga kurdët që qëndronin në kamp. /abcnews.al

Lexo me shume