Një ditë pas masakrës në Klos/ Shenjat e plumbave në xhamin e lokalit, dëshmitarët: Biseda zgjati vetëm 5 minuta

Shenjat e plumbave janë ende në xhamat e lokalit, ku ndodhi konflikti me pasojë vdekjen e tre personave në Klos një ditë më parë.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, familjet banojnë në dy fshatra të ndryshëm dhe kishin lënë takim dje në këtë lokal. Lokali ishte i mbyllur dhe ata ishin ulur në verandë.
Dëshmitarët thonë se biseda ka zgjatur vetëm 5 minuta dhe më pas kanë ndodhur të shtënat që shkaktuan tre viktima. Sipas informacioneve, 17-vjeçari vijonte shkollën profesionale në Durrës.

Një histori dashurie mes dy adoleshenteve e kundërshtuar nga familjet solli një masakër me tre viktima dhe dy të plagosur rëndë në Klos ditën e mërkurë rreth orës 14.00.
17-vjeçari Kenado Shira ishte i dashuruar me vajzën 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit, icili nuk pranonte këtë lidhje dhe shkoi në lokal së bashku me dy vëllezërit e tij, Besnik Mjeshtri polic bashkiak dhe  Fatmir Mjeshtri ndërsa 17-vjeçari shoqërohej nga babai Ilir Shira.
Situata agravoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë e të shtënave ndËrroi jetë ne vendin e ngjarjes teksa tentoi të largohej 17-vjeçari Kenado Shira.
Pak minuta më vonë në spital ndërroi jetë dhe babai i tij Ilir Shira, ndërsa të plagosur rëndë në Spitalin e Traumës janë Renato Hasula dhe Eglant Hasula të cilët kanë lidhje shoqërore me autorin dhe dyshohet se janë plagosur pasi ai ka humbur kontrollin e armës.
Nga dëshmitarët okularë, policia mësoi se ngjarja u krye nga familja Mjeshtri dhe menjëherë ushtroi kontroll në qytet për kapjen e tyre.
I vetëvrari Fiqiri Mjeshtri dyshohet të ketë qëlluar për vdekje babë e bir. Fillimisht policia arrestoi dy vëllezërit e tij dhe më pas ngushtoi rrezen për të prangosur autorin i cili në një prej rrugëve periferike të qytetit u gjet i vetëvrarë.

FOTO GALERI
1/14

Viktima Kenado Shira

Top ChannelLexo me shume