Është vërtet e vërtetë që nuk ka kufi moshe për të realizuar ëndrrat tuaja. Kjo vlen dhe për Oscar Mattei, i moshuari që shumë shpejt bën 90 vjeç, u diplomua për Drejtësi në Universitetin e Romës. “Një emocion i papërshkrueshëm, kanë qenë pesë vite të mrekullueshme”, tha Mattei për këtë arritje.
Ai e mbylli shkëlqyeshëm diplomimin e tij duke prezantuar një tezë për të drejtën sportive me titull Të drejtat dhe detyrat e sportistit federativ”. Oscar Mattei u shfaq dukshëm i lumtur dhe i emocionuar përpara një komisioni profesorësh që mund të ishin fëmijët, apo edhe nipërit e tij.
“Z. Mattei, stërgjyshi, ndër vite u dallua në Universitet për pasionin me të cilin ndoqi studimet e drejtësisë dhe për marrëdhëniet me kolegët e tij më të rinj. me të cilët ka krijuar miqësi dhe ka ndarë anekdota.”, thuhet mes të tjerash në faqen zyrtare të Universitetit në Instagram. /abcnews.al
br> br>Lexo me shume