“Një histori që nis në bankat e shkollës përfundon në kasaphanë”, deputeti i PD flet për tragjedinë e Klosit: Koha për reflektim!

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku u shpreh se fajtor për tragjedinë e Klosit, është e gjithë shoqëria, ndërsa kërkoi reflektimin e të gjithëve.

“Të gjithë jemi fajtor, një histori që nis në bankat e shkollës dhe përfundon në kasaphanë. Fajtor është varfëria e thellë, gjendja e degradimit që rinia kalon ditën nëpër klube, pas alkolit apo pas hashashit. Fajtor është depresioni.
Nga kjo sallë e kam thënë, mos i trajtoni me shpërfillje profesorët se në duart e tyre kemi të ardhmen, dhe ja c’ndodhi.  Fajtor jemi të gjithë, kjo shoqëri që e turrur pas politikës, pushtetit harron

Ngjarje e Klosit është një apel për të gjithë, për t’i thirrur mendjes. Zgjidhja e shpejtë, është kriminale. Viktimat dje kanë qenë ata njerëz në Klos. Është koha për të menduar e reflektuar thellë të gjithë. Duhet të ndryshojmë, të mbështesim dijen, duhet paqtuar ky vend.” -u shpreh Çollaku.

Top ChannelLexo me shume