Një këngë me Noizy-n? Rozana Radi zbulon duetin e ri

Në një intervistë që dha së fundmi, Rozana Radi zbuloi se shumë shpejt do të vijë me një këngë të re. Më tej, ajo zbuloi edhe se do të bëjë një bashkëpunim me një reper. Por për kë bëhet fjalë? Ajo tha se bëhet fjalë për një artist me të cilin ka bashkëpunuar dhe më parë dhe një ndër ta është Noizy.

“Kam hequr dorë nga koncertet ka kohë, që kur kam filluar të merrem më tepër me teatrin, që është profesioni im i vërtetë. Këndoj në festivale, bëj një këngë për qejfin tim. Unë do ta bëj një këngë ritmike por me reper. Por emrin e tij nuk do ta them, është një reper që përsëritet.”, u shpreh ajo.

Dyshimet se dueti që po sjell është me Noizy-n vijnë pasi ata u fotografuan disa javë më parë bashkë. Ishte Rozana që ka ndarë në Instagram disa foto, në të cilat shfaqen në një tavolinë duke qeshur së bashku. Megjithatë, na mbetet ende të presim për një konfirmim zyrtar.

/abcnews.al

Lexo me shume