Një “like” në postimin e Lautaros, tifozët e Barçës kundër Messit: Tradhtar i paturp!

Jehona e barazimit spektakolar në Camp Nou me rezultatin 3-3 përballë Barcelonës, vijon të jetë ende shumë e freskët te Interi. Zikaltërit zhvilluan një nga paraqitjet më të mira të këtij sezoni në Spanjë, ndërsa një nga protagonistët e italianëve, Lautaro Martinez nëpërmjet rrjetit social, Instagram, thekson se skuadra tregoi në fushë një zemër të madhe, shumë personalitet dhe mbi të gjitha përulësi.

Një postim ky që ka marrë pëlqimin e Leo Messit, ishit të madh të Barcelonës. Sigurisht, ky detaj nuk i shpëtoi fansave të katalanasve që menjëherë shpërthyen ndaj argjentinasit duke e cilësuar “pleshtin”, si një tradhëtar të paturp dhe mercenar.

Mesa duket një pjesë e tifozerisë blaugrane nuk e ka falur Messin për mënyrën si u largua nga klubi ndërsa acarimi nga ana e mbështetësve të Barçës vjen në një moment kur më shumë se kurrë po përflitet një rikthim i 35-vjeçarit në Camp Nou.

Lexo me shume