Një nga më të mirët në Francë, Zhegrova: Faleminderit për mbështetjen

Edon Zhegrova ishte një nga më të mirët në këtë sezon në Ligue 1, ku konkurroi bashkë me Kylian Mbaape Ousman Dembele dhe Pierr Aboumeyang për çmimin “lojtari më i mirë i vitit”.
Menjëherë pas daljes së rezultateve, ku Mbappe u shpall fitues, Zhegrova ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Mjaft i lumtur që jam nominuar për futbollistin më të mirë në Francë. I falënderoj të gjithë për mbështetjen që ma kanë bërë gjatë tërë sezonit dhe e vlerësoj këtë. Le ta përfundojmë sezonin me fitore të dielën”, deklaroi Zhegrova.

Burimi