Një prej ikonave të futbollit francez, Zidane deklaron rikthimin në aktivitet pas largimit nga Reali i Madridit

Zinedine Zidane ishte protagonist i mbrëmjes në Paris teksa statuja e dyllit e tij u prezantua sërish në muzeun grevin, të cilin ai e përkufizoi si një vend legjendar.

“Jam i prekur që njerëzit po më vlerësojnë edhe sot e kësaj dite, pas 24 vitesh dhe që kjo aventurë vazhdon”, u shpreh Zidane gjatë prezantimit të statujës së tij.
Por ajo për të cilën janë të interesuar më shumë njerëzit është pikërisht e ardhmja e legjendës franceze të futbollit.

Që nga largimi i tij nga pankina e Realit të Madridit në maj të vitit 2021, Zidane nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre tjetër, por 50-vjeçari e ka lënë të hapur mundësinë e kthimit të shpejtë të tij në pankina.
“Së shpejti, së shpejti”, tha Zidane duke buzëqeshur teksa iu përgjigj pyetjes se kur do të kthehet të ushtrojë sërish profesionin e trajnerit.
“Për momentin po argëtohem, por nuk jam larg kthimit në pankinë”.

Top ChannelLexo me shume