Një tjetër futbollist i Chelsea-t humbet pjesëmarrjen në Kupën e Botës

Reece James me shumë mundësi do të humbasë pjesëmarrjen në Kupën e Borës. Anësori i djathtë i është nënshtruar kontrolleve të detajuara mjekësore pas dëmtimit ndaj Milanit.

Ai do të duhet të qëndrojë 8 javë jashtë fushave të lojës sipas komunikatës zyrtare të klubit londinez. James humbet kështu me shumë mundësi pjesëmarrjen në Kupën e Botës Katar 2022 me kombëtaren angleze.

Botërori do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor. Kjo është një humbje e madhe për trajnerin Gareth Southgate, që e kishte James gjithmonë si titullar në krahun e djathtë.

Lexo me shume