Një tjetër skuadër ia mbyll derën Cristiano Ronaldos

Pavarësisht se është në fund të karrierës së tij, është e qartë se Cristiano Ronaldo është një pjesë që do të ishte e rëndësishme në pothuajse çdo ekip në Evropë.

Megjithatë, paga e lartë e yllit portugez,  e bën shumë të komplikuar blerjen e tij.

Kështu ka siguruar Ruben Amorim, trajneri i Sporting Lisbone: “Do të përgjigjem në të njëjtën mënyrë sepse shumë gazetarë më bëjnë të njëjtën pyetje. Cristiano është një lojtar i Manchester United. Të gjithë te Sporting ëndërrojnë rikthimin e Cristianos, por ne nuk kemi para për t’i paguar pagën. Mendoj se ai është i lumtur në Mançester, por nuk po luan, kështu që ky është problemi”. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume