“Njëqind vjet vetmi”, Netflix publikon trailer-in e serialit të bazuar në veprën e Márquez

Netflix ka transmetuar trailerin e serialit më të ri, “Njëqind vjet vetmi”. Është zgjedhur dita e premte, pasi përkon me 40-vjetorin e çmimit Nobel në Letërsi të autorit kolumbian Gabriel García Márquez.

“Njëqind vjet vetmi” është bazuar në romanin e García Márquez të vitit 1967 me të njëjtin emër. Seriali do të shënojë përshtatjen e parë audiovizive të librit.

Njëqind vjet vetmi ndjek disa breza të familjes Buendía, patriarku i së cilës themeloi qytetin imagjinar të Macondo. Romani shquhet për temat e vetmisë dhe përdorimin e realizmit magjik.

Netflix njoftoi se José Rivera do të shkruajë serialin me skenaristët kolumbianë Natalia Santa, Camila Brugés dhe Albatros González, me Alex García López dhe Laura Mora për të drejtuar sezonin e parë.

Sakaq, Netflix po zhvillon projektin në bashkëpunim me fëmijët e García Márquez, Rodrigo García dhe Gonzalo García./abcnews.al

 

 

Lexo me shume