“Njerëzit mendonin se Man United do të dështonte, por ne do të luftojmë për Champions”

Mesfushori i Manchester United Christian Eriksen ka folur për objektivat e skuadrës për këtë sezon.

“Për shkak të rezultatit [0-4] kundër Brentford në fillim të sezonit, shumë njerëz menduan se Manchester United do të dështonte përsëri, por ne patëm një varg fitoresh dhe u ngjitëm në tabelë. Të shohim se sa stabil do të jetë skuadra gjatë gjithë sezonit. Ne duam të përfundojmë sa më lart dhe të futemi në zonën e Champions League”, tha mesfushori danez.

Christian Eriksen u transferua falas te Manchester United verën e kaluar. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume