“Njëri prej djemve duhet ta marrë për nuse”/ Detajet e rënda nga ngjarja në Klos, mesazhi anonim që shkaktoi ndezjen e konfliktit

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Klos një ditë më parë, me pasojë vdekjen e tre personave.

Ishte një mesazh anonim në celularin e xhaxhait të vajzës në Angli që solli ndezjen e gjithë debatit mes dy familjeve. Në mesazh thuhej se dy djem po e tallnin dhe po shantazhonin mbesën e tij.
Më pas familjarët kanë mësuar historinë dhe kanë kërkuar që njëri prej dy djemve të martohej me vajzën e familjes Mjeshtri. Në momentin që djemtë kanë kundërshtuar dhe kanë ofenduar vajzën, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Fatbardh Mjeshtri është shprehur se vajza e autorit, mbesa e tij u ka thënë se ka qenë e lidhur për disa muaj me 17-vjeçarin,  por kur ai është zhvendosur në Durrës prej shkollës,  marrëdhënia mes dy adoleshentëve është ftohur.
“Vajza ka pasur një lidhje 2-3 muaj me Kenad Shirën. Me pas, lidhja u ndërpre nga djali se i thoshte flet me të tjerë dhe e shantazhonte, i thoshte do bësh si them unë. Vajzës i dolën fjalë dhe për Renato Hasulën. E thirra atë djalin, i thashë mos e ngacmo vajzën dhe situata u qetësua.
Deri para 5 ditësh, ku vëllait në Angli i erdhi një mesazh anonim që thoshte se ishte mik i familjes dhe na njoftonte se vajzën po na e tallnin këta 2 djemtë. Pasi mora këtë mesazh, kam marrë në telefon baballarët e djemve dhe u kam thënë ta mbyllim këtë muhabet mos të kemi probleme.
Të martën në darkë, vëllait, Fiqiriut i vjen një mesazh në telefon. I thotë jam një djalë nga Klosi dhe dua të të takoj. Shkojmë me vëllain dhe shohim këtë djalin, i marrim telefonin dhe i thamë s’flasim me ty pa ardhur babai. E morëm në makinë dhe pritëm sa erdhi i ati. Ai bënte sikur s’dinte gjë për historinë e djalit dhe vajzës. I thamë kemi mesazhe që ky i shkruan vajzës do të të degjenerojmë. Na tha vajza s’ka lidhje me Kenadin, po me Renato Hasulën. Mirë i thamë, po të lemë 24 orë ta sqaroni këtë çështje. I ati ka thënë nëse nuk e merrni vajzën, djali do të vdesë.  Lamë takim të mërkurën në drekë, në qendër të Klosit. I takuam dhe i thamë meqë vajzën e doni sa ziheni me njëri-tjetrin, njëri do ta marrë për nuse. Ata nuk pranuan dhe djemtë me njëri-tjetrin po thoshin fjalë për vajzën, jo e kemi parë këtu, jo aty, dhe Fiqiriut i iku mendja dhe qëlloi. Nuk e dinim që kishte armë”, tha Mjeshtri.
Por pas kësaj, ata kanë vijuar komunikimin me njëri-tjetrin. Dyshimet se vajza fliste me djem të tjerë, sollën që Kenadi t’i kërkonte adresën e Instagramit që ai ta kontrollonte.
“Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Fatbardh Mjeshtri është shprehur se vajza e autorit, mbesa e tij u ka thënë se ka qenë e lidhur për disa muaj me 17-vjeçarin dhe se ishte një pëlqim, por ai më pas është zhvendosur në Durrës prej shkollës dhe kjo ka ftohur marrëdhënien mes dy adoleshentëve. Ai e akuzonte se ajo bisedonte edhe me djem të tjerë, kjo ka sjellë që ajo t’i jepte  adresën për të parë komunikimet me të tjerë. Ai dyshonte se ajo fliste edhe me një shok të tij, Hasula i cili mbeti i plagosur rëndë. Më pas familjarët pasi kanë mësuar historinë e kanë quajtur të mbyllur. Por një mesazh anonim ka mbërritur në celularin e xhaxhait të vajzës që jeton jashtë, ku thuhej se dy djem po tallin dhe po shantazhojnë mbesën tuaj. Kjo ka alarmuar familjen Mjeshtri që i ka thirrur, dhe u ka thënë se njëri prej djemve duhej ta merrte për nuse duke i lënë afat 24 orë. Mjeshtri i ka pyetur se cili nga ata do lidheshin në martesë me vajzën dhe kur të dy kishin pretenduar se vajza nuk ishte e denjë për asnjërën nga familjet, ai ka nxjerrë armën duke i qëlluar”, tha gazetarja.
17-vjeçari Kenado Shira dhe babai i tij Ilir Shira mbetën të vdekur nga ngjarja e rëndë, ndërsa pak minuta më pas u gjet i vetëvrarë autori Fiqiri Mjeshtri.
Autori kishte marrë me vete në takim vëllezërit e tij, Besnik Mjeshtri, polic bashkiak dhe  Fatmir Mjeshtri ndërsa 17-vjeçari shoqërohej nga babai Ilir Shira dhe shoku Renato Hasula dhe babi i tij, Eglant Hasula.
Si pasojë e të shtënave ndërroi jetë në vendin e ngjarjes teksa tentoi të largohej 17-vjeçari Kenado Shira.
Pak minuta më vonë në spital ndërroi jetë dhe babai i tij Ilir Shira, ndërsa të plagosur rëndë në Spitalin e Traumës janë Renato Hasula dhe Eglant Hasula të cilët kanë lidhje shoqërore me autorin dhe dyshohet se janë plagosur pasi ai ka humbur kontrollin e armës.
Nga dëshmitarët okularë, policia mësoi se ngjarja u krye nga familja Mjeshtri dhe menjëherë ushtroi kontroll në qytet për kapjen e tyre.
Fillimisht policia arrestoi dy vëllezërit e tij, të cilët u lanë të lirë sot, pasi thanë se nuk kishin dijeni për armën e autorit.

FOTO GALERI
1/16

Viktima Kenado Shira

Top ChannelLexo me shume