Nora Istrefi nuk i tha “Jo” ribashkimit, Robert Berisha ndan foton me një grua misterioze

Në një intervistë që dha pak ditë më parë, Nora Istrefi la vend për hamendësime kur u pyet për një rikthim me Robert Berishën. “Shhh, boll tash. U rikthye Donaldi me Borën kështu që prisni një herë.”, u shpreh këngëtarja duke nënkuptuar se nuk t’i thoshte “jo” një ribashkimi me babain e vajzës së saj.

Mirëpo, një postim që ka bërë së fundmi Roberti në rrjete sociale është parë si një mesazh ndaj ish partneres. Ai ka publikuar një foto të kapur për dore me një grua misterioze, së cilës nuk ia publikuar identitetin. Por ajo që mori vëmendje ishte mbishkrimi “L-eft & R-ight forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë).”

Me sa duket, ai i ka lënë gërmat “L” dhe “R” të veçuara. Nuk dihet nëse “L” i referohet Laureta Maqedonci, me të cilën u nda pak kohë më parë. Sakaq, ky postim është parë dhe si një mesazh ndaj Norës pasi kjo e fundit preferoi që të mos jepte një përgjigje fikse kur u pyet nëse do të ribashkohej me të.

/abcnews.al

Lexo me shume