Notat/ “U duk si një idiot ndaj Brojës”, McTominay nuk i falet gafa ndaj sulmuesit shqiptar!

Armando Brojës i mjaftuan pesë minuta për t’u shndërruar në një protagonist absolut me Chelsean në ndeshjen që Blutë e Londrës luanin në Stamford Bridge ndaj Manchester United. Sulmuesi i kombëtares që u aktivizua vetëm në minutën e 79-të nga ana e trajnerit Graham Potter, diti të fitojë një penallti në të 84-tën pas një ndërhyrje krejtësisht të gabuar të Scott McTominay.

Mesfushori “përqafoi”, 21-vjeçarin me arbitrin që nuk dyshoi dhe akordoi 11-metërsh, i cili u shndërrua në gol nga Jorginho. Gjithsesi, Chelsea nuk e ruajti deri në fund avantazhin teksa u barazua në kohën shtesë nga Casemiro. Ndërkohë, në notat pas ndeshjes, Armando Broja u vlerësua me notën 6.5, ku sigurisht vlerësohej kontributi i sulmuesit në vetëm pak minuta lojë që iu besuan duke rezultuar vendimtar për skuadrën e tij.

Nga ana tjetër, Eurosport, ishte i pamëshirshëm në vlerësimin për McTominay duke e cilësuar si lojtarin më të dobët të ndeshjes ndërsa në përshkrim, theksohej se mesfushori i United veproi si një idiot në mbajtjen e parregullt të Brojës në zonë.

Lexo me shume