Noterët, me firmë elektronike/ Lame: Përshpejtojmë shërbimet e Kadastrës për qytetarët

Nga java që vjen, noterët do të ofrojnë shërbimin e firmës elektronike.

 

Kjo do të thotë që dokumentet që firmoseshin fizikisht dhe ndiqnin zinxhirin e zyrave të shtetit, postës, mbërritjen në kadastër dhe anasjelltas tashmë do të kryhen elektronikisht. Marrëveshja e arritur mes agjencisë së kadastrës dhe noterëve do të shkurtojë kohën e ofrimit të shërbimit për qytetarët.

 

Të gjitha operacionet pronësore që kërkojnë praninë e noterit, tashmë do të kryhen në kohë reale, përmes firmosjes elektronike të noterëve. Kjo gjë do të shkurtojë në mënyrë drastike kohën e operacioneve, pasi dokumentacioni pronësor tashmë do të përcillet nga noteri drejt Kadastrës në rrugë elektronike. Në mënyrë fundore ka një qëllim të vetëm, marrjes në kohë reale të shërbimit nga ana e qytetarëve, duke shmangur ecejaket Qytetar – Noter, Noter – Postë, Postë – Kadastër, Kadastër – Postë, Postë – Noter, e plot të tjera, pa shtuar këtu xhiron nëpër Banka për të paguar faturat- u shpreh Lame

 

Së shpejti, në Kadastër do të ofrohet edhe shërbimi i përshpejtuar, çka do të thotë se kundrejt pagesës, qytetari mund të kërkojë një dokumentacion brenda 48 orëve.

 

Në vitin 2021 nga 1 milionë e 500 mijë shërbime të dhëna nga kadastra, 50% e tyre janë ofruar nga noterët, pjesa tjetër nga qytetarët dhe institucionet.

 

Fillimisht janë tetë shërbime që do të jepen me firmë elektronike, duke nisur nga regjistrimi i kontratë së shitjes, së dhurimit, heqjes dorë nga pronësia apo edhe regjistrimin e kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë si dhe shërbime të tjera që do të zgjerohen më tej.

Lexo me shume