“Nuk ka asnjë bazë reale”, Tabaku: Pr/buxheti 2023 nuk i përgjigjet nevojave të krizës

Një buxhet pa bazë reale e që nuk I përgjigje nevojave të krizës, kështu e ka konsideruar deputetja e PD, Jorida Tabaku, pr/buxhetin e vitit 2023 të dorëzuar në Kuvend nga qeveria.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se qeveria ka përqendruar gjithë energjitë e saj në rritjen e taksave dhe gjithashtu vendosjen e gjobave në një kohë krize.
“Në një kohë ku çdo qeveri ka shtrënguar rripin dhe po përpiqet që të paraqesë projekt/buxhete që i shërbejnë shëndetit financiar të qytetarëve. Qeveria shqiptare, vazhdon të bëjë biznes me krizën në kurriz të shqiptarëve.

Projektbuxheti 2023 i paraqitur në Parlament të premten nuk është vetëm se një shembull se si një qeveri që nuk punon për qytetarët nuk angazhohet në ndihmën për qytetarët që po vuajnë sot për sot inflacionin më të lartë në 20 vite.
Ky projektbuxhet i paraqitur nuk ka asnjë bazë reale, nuk i përgjigjet nevojvave të krizës që ka prekur thellë sipërmarrjen dhe është larg pritshmërive që kanë sot qytetarët. Aq më tepër është larg rrugës se si duhet manaxhuar kjo krizë ekonomike që ka prekur xhepat dhe portofolin e shqiptarëve.
Qeveria ka përqendruar gjithë energjitë e saj në rritjen e taksave dhe gjithashtu vendosjen e gjobave në një kohë krize. Veprime të tilla sipas saj do të sjellin rritjen e të ardhurave prej 130 mln euro vetëm nga taksat, dhe një total prej 380 mln euro shtesë priten të merren në mes të krizës kryesisht nga shtresa e mesme, profesinistët dhe biznesi!
Vendosja e taksave sidomos tek shtresa e mesme e Shqipërisë është një politikë e vjetër e qeverive Rama që ua kalojnë faturën e kripur të taksave kësaj shtrese. Taksat si ajo ndaj profesioneve të lira do t’i japë vërtetë buxhetit të shtetit të ardhura ekstra prej 17 mln eurosh por do të heqë nga duart e këtyre profesionistëve po kaq milionë euro në kohë krize. Familje shqiptare do të paguajnë më shtrenjtë për produktet e tyre në çdo konsum. Sipërmarrjet do të paguajnë shtrenjtë produktet, shërbimet dhe jo vetëm ndërkohë që taksat rriten mbi kurrizin e tyre.”- u shpreh Tabaku.

Top ChannelLexo me shume