Nuk ka “ndihmë” nga Totenhemi për Arsenalin, Mançester Siti triumfon në Londër dhe merr kreun para javës së fundit të kampionatit_6643d9587c530.jpeg

Nuk ka “ndihmë” nga Totenhemi për Arsenalin, Mançester Siti triumfon në Londër dhe merr kreun para javës së fundit të kampionatit

Mançester Siti do të shkojë në javën e fundit të kampionatit si kryesues i Premier Ligës dhe favorit absolut për të fituar përsëri titullin kampion pasi e luan ndeshjen ndaj Uest Hemit në fushën e tij. Skuadra e Pep Guardiolës ka kaluar sot pengesën më të vështirë që i mbetej, Totenhemin në Londër, duke e mundur dhe kapërcyer kështu Arsenalin në klasifikim.
Arsenali priste një ndihmë nga skuadra tjetër londineze dhe kjo e fundit rezistoi në pjesën e parë të ndeshjes. Por pas pushimit, De Bryjn gjeti të lirë Haland në zonë dhe sulmuesi nuk gaboi duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Më pas Totenhem reagoi dhe krijoi mundësi shënimi, me Son i cili pak minuta para fundit shpërdori rastin e artë për të shënuar përballë portierit Ortega.
Por më pas ishte një penallti e fituar nga Doku dhe e transformuar nga Haland që i dha Sitit suksesin 2-0 në këtë ndeshje.
Tani ‘qytetarët” shkojnë pak më të qetë në ndeshjen e fundit në fushën e tyre, kurse Totenhemi u dha fund të gjitha shanseve që i kishin mbetur për të kapur vendin e katërt në renditje për kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

Burimi