Nuk ka surpriza/ Meta zgjidhet president i Partisë së Lirisë, Xhixho zv. presidente_663a41afac5f1.jpeg

Nuk ka surpriza/ Meta zgjidhet president i Partisë së Lirisë, Xhixho zv. presidente

Ashtu sikur se pritej nga zgjedhjet e mbajtura sot në Konventën e Partisë së Lirisë, votuesit i besuan Ilir Metës postin e presidentit të partisë. Në garë me Faik Bashën, i cili mori vetë 27 vota, Meta fitoi me 690 vota pro. Ndërkohë Ersia Xhixho u zgjodh zv. presidente e Partisë së Lirisë. Xhixho mori 680 vota pro.
Ilir Meta premtoi se do të jetë Partia e Lirisë e rithemeluar që do të largojë nga qeveria Edi Ramën. Në konventën kombëtare ai tha se tradhëtarët dhe ata që nuk sakrifikojnë për partinë janë të përjashtuar. Po ashtu Meta akuzoi Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin si mafiozët e Shqipërisë.

Burimi