“Nuk mund të ndaloj së dashuruari me…”, Beatrix Ramosaj befason me deklaratën e fundit

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur për gjendjen e saj së fundmi. Njëri prej ndjekësve e ka pyetur këngëtaren nëse është e lumtur, të cilit ka vendosur t’i përgjigjet publikisht. Në një postim, teksa ka shpërndarë mesazhin, këngëtarja e njohur ka bërë me dije se ndihet e lumtur dhe e bekuar nga jeta.

“Unë jam e shëndetshme dhe e lumtur. Nuk mund të ndaloj së dashuruari me jetën dhe veten në mënyrën më të bukur të mundshme. Jam kaq e bekuar nga Zoti, nga universi dhe vetë jeta. Familja ime dhe të dashurit e mi janë të sigurt dhe të shëndetshëm. Gjithmonë mirënjohëse dhe e përulur.”, tha ajo.

/abcnews.al

Lexo me shume