“O fitore, o s’ka”, Ilir Meta ndan video në Tik Tok me Nard Ndokën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetin social Tik Tok një video me Nard Ndokën, ku jep një mesazh për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“O fitore, o s’ka!”, shkruan mesazhi bashkangjitur videos, ku Meta duket së bashku me kreun e PDK Nard Ndoka.

Ndoka është në pishinë dhe Meta e pyet “çfarë bën mor burrë?”

Ndoka: Ça të bëjmë stërvitje.

Meta: I jashtëzakonshëm, po stërvitje për ça o vlla për fitore apo barazim?

Ndoka: Stërvitje për energji

Meta: Hajde forca, fitore Nardi forca.

Lexo me shume