OBSH: Më shumë se 600 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se deri më tani në Ukrainë janë kryer 620 sulme ndaj objekteve shëndetësore.

Në maj, ekspertët thanë se sulmet ndaj spitaleve ishin pjesë e një fushate ruse të “bombardimeve terroriste” që shkel ligjin ndërkombëtar.

Sulmet përfshinin bombardimin e të paktën katër materniteteve, katër spitaleve të fëmijëve dhe kanë vrarë të paktën 73 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe pacientë, sipas të dhënave nga grupi kërkimor Insecurity Insight dhe OBSH.

/abcnews.al

Lexo me shume