Operacion anti-drogē në Itali, arrestohen 8 shqiptarë_663a5caae3489.jpeg

Operacion anti-drogē në Itali, arrestohen 8 shqiptarë

Një mega operacion antidrogë është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në territorin e provincës së Trentos e Bolzanos, ku janë shkatërruar dy grupe narkotrafikantësh dhe 8 të arrestuar janë shtetas shqiptarë.
Mes të arrestuarve pati dhe portugezë, marokenë e tunizianë.
Me urdhër të Prokurorisë së Trentos e të Drejtorisë Provinciale të Antimafias janë ekzekutuar 38 masa ndalimi, 27 në burg, 11 me detyrim paraqitje.
Është sekuestruar sasi droge e tipit, kokainë, heroinë, marijuanë e hashash me vlerë fitimi në treg rreth 10 milionë euro.
Arrestimet janë kryer në Trento, Torino, Milano, Bergamo, Brescia, Bolzano, Verona, Pavia, Cremona e Livorno.
Lexo më tej: Gjysma e kabinetit në burg, Rama tregon pse nuk jep dorëheqjen 

Burimi